
Avokati Sajmir Vishaj ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5”, betejën e vështirë që kaloi pak kohë më parë me një sëmundje të rëndë.
Ai tregon se stresi ishte shkaku kryesor për sëmundjen e tij, ndërsa u shpreh se ka kaluar 90% vdekje klinike rrugës për në Milano, ku u kurua.
“Unë jam tip i rregullt dhe çdo muaj kam bërë check up, nuk kam pasur asnjë shqetësim. Kisha abuzuar më përpara me cigaren dhe alkoolin. Nuk e dimë që e nesërmja vazhdon, fusim dhe familjen në stres. Stresi është një nga arsyet që mbartin avokatit për zgjidhjen e çështjeve. Kjo është lufta jonë që e vuajmë në paraburgim, ne jemi ata që vuajmë edhe me familjarët. Një i burgosurit ka gruan dhe fëmijët jashtë dhe duhet të bëjmë edhe psikologun, ka shumë probleme që avokati është i detyruar. Mbaja mend edhe ditët që kisha seancë gjyqësore. Isha në reanimacion, nuk e kuptoja pse isha atje, kërkoja vetëm të dilja të ikja në punë.
Pastaj familja më ka qëndruar pranë, bashkëshorten e kam mjeke, më tha lere punën se do vuash nja dy vjet. Thash nëse nuk me gjeni diagnozë do iki në Itali. Shkoj në banesë dhe më ndodhi e njëjta gjë. U detyruam, morëm masat, qëndruam në Milano. Më nisën në koshiencë, deri në Rinas, në ajër kam qenë 90 vdekje klinike, atje kam shkuar thuajse i vdekur. Kam hapur sytë pas 10 ditësh, pashë që isha në vend të huaj, nuk më linin të prekja as hekurat e krevatit.
Përcaktuan diagzonës, më kanë operuar me robot, kisha një tumor në zorrën e trashë që nuk e linte mëlçinë të dërgonte oksigjen. Pas operimit, gjithë ekipi stafi duartrokitën, u detyrova dhe unë pa ditur që u bëra operacion. Që atë ditë u ndjeva i lehtësuar.”-u shpreh Vishaj.
Top Channel