Histori spiunazhi mbi kampionin italian të tenisit, Sinner: Kina po i vjedh të dhënat cerebrale për të trajnuar ushtarët e së ardhmes?

19/09/2025 19:50

Shteti aziatik dyshohet se ka shkelur sistemet e sigurisë së FocusCalm, teknologjia e biofeedback-ut e përdorur nga kampioni nga Alto Adige për të stërvitur mendjen.

Si funksionon truri i një kampioni? Këtë pyetje e kanë bërë edhe në Kinë, aq sa kanë tentuar të hakojnë të dhënat cerebrale të Jannik Sinner dhe të shumë kampionëve të tjerë të sportit ndërkombëtar. Për këtë ka shkruar gazetari amerikan Pablo Torre i cili, në një episod të podcast-it të tij “Pablo Torre finds out”, ka shpjeguar se si qeveria kineze mund të ketë shkelur sistemet e sigurisë së serverëve të FocusCalm, një teknologji biofeedback-u që përdoret nga shumë sportistë për të stërvitur mendjen dhe për t’u përqendruar.

Një pajisje vizore që ndihmon atletët të përmirësojnë performancat e tyre, por që njëkohësisht tërheq interesin e shteteve si Kina e cila, duke shfrytëzuar prodhimin nga kompania BrainCo, synoi të regjistronte lëvizjen e valëve cerebrale të kampionëve me qëllim që t’i përdorte për të krijuar studentë super të aftë dhe për të stërvitur ushtarët e së ardhmes.

Ky zbulim është përsëritur edhe nga Riccardo Ceccarelli, konsulent i Formula Medicine, shoqëri që bashkëpunon me Sinner dhe e ka ndjekur personalisht në disa turne. Ai thekson se të interesuarit nuk ishin vetëm për numrin 2 të renditjes ATP, por edhe për sportistë si polakja Iga Świątek, skiatorja Mikaela Shiffrin dhe piloti i Formula 1 Charles Leclerc. Një skenar që ngre shumë dyshime, jo vetëm për të ardhmen e sportit, por edhe për atë të botës mbarë.

Top Channel