“Opozita mocion për shkarkimin e Peleshit”, mblidhet grupi i PD: Të përsëritet seanca në Kuvend për programin

18/09/2025 13:44

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të opozitës e cila u thirr me urgjencë nga Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare.

Kreu i grupit parlamentar i PD, u shpreh se në mbledhje është vendosur:

Përsëritjen e seancës solemne kushtetuese parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave.

Presidenti të marrë praktikën parlamentare të asaj që ndodhi për të konstatuar se votimi është antikushtetues. Të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar për këshillin e ministrave pa pasur një seancë të rregullt votimi në Kuvend.

Nisjen e procedurave parlamentare mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, pasi nuk është kryetar Kuvendi, por kukull që urdhërohet nga Edi Rama.

Ndërkohë që këtë qëndrim e ka mbështetur edhe Partia e Lirisë.

Top Channel