
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka bërë një reagim të pazakontë përmes rrjeteve sociale, sa i përket makinave elektrike Tesla.
Përmes një postimi në Instagram, ku ka shpërndarë një fotografi nga brenda një makine G-Class, ajo ka bërë një thirrje publike: “A mund të mos i normalizojmë makinat Tesla, të lutem? Sidomos në Dubai”.
Ende nuk dihen arsyet konkrete që qëndrojnë pas këtij qëndrimit të saj. Megjithatë, postimi është bërë ndërsa ajo ndodhet në Dubai. Vlen të përmendet se Arbenita Ismajli është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për angazhimet e saj si modele, por edhe për jetën personale. Ajo ka qenë në fokus të mediave pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, reperi i njohur Feron Shabani, me të cilin ka një vajzë.
Ismajli ka shpërndarë një reagim të gjatë dhe të fortë në rrjetet sociale, ku ka treguar detaje të rënda nga martesa e saj me reperin Fero. Ajo ngriti akuza të shumta, duke përmendur dhunën fizike, tradhtinë, përdorimin e substancave, mungesën e mbështetjes prindërore dhe manipulimin. Në mesazhin e saj, Arbenita thekson se shpesh është gjendur e vetme për të përballuar barrën financiare të familjes, ndërsa vajza e tyre, Nina, sipas saj, ka qenë dëshmitare e sjelljes së dhunshme të reperit, gjë që e ka traumatizuar./TAR
Top Channel