Pamje ekskluzive e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës/ Dy atentatorë, pranë vendngjarjes një autobus me turistë

18/09/2025 21:09

Në Top Story u publikuan sonte për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duken teksa dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe qëllojnë me armë drejt tij.

Madje njëri prej tyre kthehet për të verifikuar nëse e ka vrarë Kolën, dhe largohen me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë.

Gjatë momentit të ekzekutimit, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një autobus që sapo kishte zbritur disa turistë.

Top Channel