Vizita e Trump në Buckingham Palace, ja dhuratat që do të shkëmbejnë çifti presidencial dhe ai mbretëror

17/09/2025 17:32

Familja mbretërore dhe Donald Trump do të shkëmbejnë dhurata zyrtare pas drekës së tyre të përbashkët më vonë sot dhe detajet sapo janë bërë të ditura nga BBC.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha e Anglisë do t’i dhurojnë presidentit amerikan një libër të punuar me dorë, me kapak lëkure, për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë.

Ai gjithashtu do të marrë Flamurin e Unionit që valëviti mbi Pallatin Buckingham në ditën e tij të dytë të inaugurimit në janar 2025.

Zonjës së Parë do t’i dhurohet një tas argjendi, i punuar nga artistja irlandeze e Veriut Kara Murphy, si dhe një çantë dore të personalizuar Anya Hindmarch.

Përveç kësaj, çifti presidencial do të marrë së bashku një kornizë fotografike argjendi të gdhendur me monogramin e tyre të përbashkët.

Nga ana e tij, Trump do t’i dhurojë mbretit një kopje të shpatës së Presidentit Eisenhower, si një “kujtesë e aleancës historike që ishte vendimtare për fitoren në Luftën e Dytë Botërore”.

Ai do t’i dhurojë mbretëreshës një brosh të vjetër Tiffany & Co, në ar 18 karatësh, të zbukuruar me diamante dhe rubinë në formën e një luleje.

Top Channel