U akuzua për 8 përdhunime, Mendy provon rikthimin në fushë në Poloni

17/09/2025 13:29

Benjamin Mandy e ndjeu brenda një kohe të shkurtër sa i shkurtër ishte udhëtimi nga maja në fund.

Benjamin Mendy ishte kampion bote me Francën në vitin 2018, mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në botë, kur u transferua nga Manchester City nga Monaco për 57,500,000 euro një vit më pas. Tre vjet pasi fitoi Kupën e Botës në Rusi, Benjamin Mendy u përball me katër akuza për përdhunim.

Në vitin 2021, ai ishte në të gjitha faqet e para të mediave britanike dhe botërore. Në vend të futbollit, ai u shkrua si përdhunues dhe një burrë që kënaqet duke ngacmuar gratë. Ndërsa Mandy ishte në paraburgim, mbërritën padi të reja për krime të reja. Në fund, francezi me origjinë senegaleze u paraqit para gjykatësit me akuzat e mëposhtme – tetë përdhunime, një tentativë përdhunimi dhe një sulm seksual.

Mandy kërkoi drejtësi në gjykatë për veten e tij. Ai paditi Manchester Cityn sepse ata ndaluan së paguari pagën e tij ndërsa ai ishte në paraburgim. B[hej fjal[ p[r një shumë borxhesh deri në 13,000,000 euro. Pas Cityt  ai dështoi të ringjallte karrierën e tij tek Lorient në Francë dhe Zyriu në Zvicër.

Tani Benjamin Mendy do të përpiqet të bëjë një ringjallje të futbollit në Poloni. Sipas mediave polake, Benjamin Mendy nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Szczecin, me një pagë prej më shumë se një milion eurosh në sezon.

Top Channel