Qokë jo vetëm Metës/ TCH zbulon demokratët që Berisha i dha “hua” Mediut për të krijuar grup parlamentar, çamët mbeten jashtë

17/09/2025 16:33

Pasi i bëri qokën e radhës Ilir Metes, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbuluar deputet demokratë që kryetari i Partisë Demokratike i ka “huazuar” Fatmir Mediut për të krijuar grupin e tij parlamentar.

Grupi i tretë kuvendor opozitar:

Fatmir Mediu, PR

Vangjel Dule, PBDNJ

Greta Bardeli PD

Denisa Vata PD

Zija Ismaili PD

Artan Luku, Agraret

Fidel Kreka PD

Mesila Doda e PDIU-së ka zgjedhur te mos jetë pjesë e grupit ne përbërje te se cilit është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Top Channel ishte i pari që zbuloi se opozita do përfaqësohej në legjislaturën e re me tre grupe kuvendore, ndërsa aleatët të cilët siguruan një ulëse në Kuvend për shkak se u vendosën në listën e sigurt të PD, tashmë do përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar, nga përfitimet financiare, tek minutazhi që gëzon opozita ne Parlament apo dhe pjesëmarrja në delegacionet jashtë vendit, raporton Top Channel.

Top Channel