“Nuk isha i plotësuar”, deklarata e këngëtarit Erik Lloshi: Nuk e kam tradhtuar kurrë bashkëshorten, por…

17/09/2025 14:16

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari i njohur Erik Lloshi. Ai ka folur më shumë nga karriera e tij e deri tek jeta personale, duke ndarë detaje të pathëna më parë…

Ronaldo: Pse tradhtojnë meshkujt?

Erik: Se nuk ndihen të plotësuar.

Ronaldo: Ndoshta mund ta bëjnë thjesht për proces fiziologjik, për instinkt…

Erik: Pastaj është tjetër muhabet ai. Ka karaktere të ndryshme njerëzish. Unë flas për veten time, unë do tradhtoja nëse nuk do ndihesha i plotësuar.

Ronaldo: Pra ti nuk ke tradhtuar asnjëherë?

Erik: Bashkëshorten time jo.

Ronaldo: Po më përpara?

Erik: Më përpara po. Por bashkëshorten time jo.

Ronaldo: Pse tradhtove?

Erik: Sepse nuk ndihesha i plotësuar. Isha i ri, në adoleshencë./TAR

Top Channel