Meta bën kërkesë tjetër për ndryshimin e masës së sigurisë, zbulohet data kur do të mbahet seanca e radhës

17/09/2025 09:07

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër kërkesë ndryshim të masës së sigurisë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjyqtarja paraprake ka njoftuar avokatin e kreut të PL-së, Kujtim Cakranin për seancën kur do të shqyrtohet. Seanca do të mbahet këtë të premte.

“Po kemi bërë kërkesë tjetër, sepse jemi në seancën paraprake dhe kushtet e kriteret kanë ndryshuar”, ka thënë avokati për Anila Hoxhën.

Sipas dokumentit të dorëzuar nga avokati Kujtim Cakrani, kërkesa synon heqjen e masës së sigurisë personale që lidhet me akuzat për korrupsion.

Seanca paraprake për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar të mbahet në datën 19 shtator 2025, ora 14:00 në Gjykatën e Posaçme, ndërsa avokati Cakrani ka njoftuar për ndryshimet e kushteve që justifikojnë rishikimin e masës së sigurisë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel