
Një postim në X, ku pretendohen se vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, në një burg rus në shkurt 2024 ishte pasojë e helmimit, u publikua të mërkurën nga gruaja e tij, Yulia Navalnaya.
Yulia Navalnaya citon rezultatet e analizave nga laboratorë të huaj mbi prova biologjike të marra nga trupi i Navalny-t.
Në videon që publikoi, Navalnaya, e cila akuzon Kremlin për vrasjen e bashkëshortit të saj, tregon se Alexei Navalny kërkoi ndihmë më 16 shkurt 2024 në orën 12:10, duke thënë se ndihej keq, me djegie në gjoks dhe stomak, dhe më pas filloi të villte.
“Kërkoj që gjetjet të bëhen publike, në mënyrë që të dalë në dritë ‘e vërteta e pakëndshme’,” shtoi ajo, pa specifikuar se cili helm është përdorur.
We managed to transfer Alexei’s biological materials abroad. Laboratories in two different countries conducted examinations. These laboratories, independently of each other, concluded that Alexei was poisoned. These results are of public importance and must be published. We all… pic.twitter.com/Sp8w1322gY
— Yulia Navalnaya (@yulia_navalnaya) September 17, 2025
Hetuesit rusë që trajtuan rastin arritën në përfundimin në vitin 2024 se Navalny “vdiq nga një kombinim sëmundjesh”, një pretendim që gruaja e tij e mohon kategorikisht.
Top Channel