
“Gjëja e parë që të gjithë duhet të bëjnë kur shkojnë në një dhomë hoteli është të kontrollojnë për pleshtat e shtratit me dritën e fikur”. Ky ishte paralajmërimi që bëri ekspertja Halee Whiting, si një mundësi e mirë për tu akomoduar në një dhomë të re ose për tu rimbrursuar nga hoteli.
“Bëni fotografi dhe dokumentoni gjithçka. Nëse gjeni një infektim me pleshtat e shtratit gjatë regjistrimit, bëni foto, mbani shënime dhe shkoni te recepsioni”, këshillon ajo.
“Është e rëndësishme të kontrolloni për pleshtat e shtratit para se të shkoni të akomodoheni, përndryshe mund të zgjoheni në mëngjes me pickime në lëkurë. Pleshtat e shtratit janë insekte të vogla, pa krahë, me ngjyrë të verdhë të errët, të kuqe ose kafe me trupa ovale dhe të sheshtë që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve.
Zakonisht kafshojnë kokën, krahët dhe këmbët, zona që ekspozohen ndërsa flini. Shkakton pickime të kuqe që mund të kruhen, por rrallë shkaktojnë probleme serioze shëndetësore”, shton ekspertja.
Top Channel