
Raporti i fundit i OKB-së ka treguar se shikimi ose ndarja e filmave të huaj rrezikon dënimin me vdekje në Korenë e Veriut.
Raporti i bazuar në mbi 300 intervista tregon se si popullsia e Koresë së Veriut është më e monitoruara në botë duke u kontrolluar edhe nëpërmjet teknologjisë.
Sipas raportit Korea e Veriut po përdor gjithnjë e më shumë dënimin më vdekje, një praktikë që ka qenë në rritje gjatë dhjetë viteve të fundit. Dënimi nuk ushtrohet vetëm për krimet e konsideruara të rënda por edhe për ato të vogla ose ato që shpesh jashtë Koresë së Veriut cilësohen të padëmshme.
Sipas raportit, dënimi me vdekje kryhet nga skuadra e pushkatimit publik për të dekurajuar njerëzit nga shkelja e ligjit.
Vendi i udhëhequr nga Kim Jong-un, kufizon lirinë e qytetarëve të tij, duke përfshirë edhe përdorimin gjithnjë e më shumë të punës së detyruar.
Top Channel