
16/09 11:50
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa u betuan tre deputetët e opozitës Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Disa minuta më pas është betuar edhe Jozefina Topalli, e cila rikthehet në Kuvend pas disa vitesh ‘pauzë’.
Në seancën e parë të orës 10:00 në rend dite janë miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025, projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit” dhe “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.
Top Channel