
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, u shpreh sot në seancën e Parlamentit se mazhoranca do të propozojë në Kuvend edhe reformën zgjedhore, përpos çështjeve të tjera.
Balla iu përgjigj edhe akuzave dhe pakënaqësive të opozitës, në lidhje me ngritjen e Komisioneve dhe deklaratës së u është hequr nga drejtimi Komisioni i Integrimit.
“Mazhoranca do të propozojë në Kuvend edhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë. Kemi ardhur me propozim ku puna në Komisione të reflektojë kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE.
Edhe opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm. Nuk i kemi marrë asnjë komision opozitës por i kemi shtuar më shumë fusha jetike dhe përgjegjësi. Është jetike që opozita të vijë në Kuvend dhe të drejtojë komisionin e arsimit, shëndetësisë, dhe atë të të drejtave të njeriut.
Nuk e kemi shkrirë komisionin e Integrimit, por punët e jashtme i kemi bërë bashkë te punët për Europën”, tha Balla.
Top Channel