
Napoli ka nisur sezonin e ri në Serie A me rezultate pozitive, por për kampionët në fuqi të Italisë po shfaqet një shqetësim serioz jashtë fushës.
Klubi dhe drejtuesit e tij po përballen me akuza për evazion fiskal dhe shkelje të rregulloreve financiare.
Hetuesia e Romës ka caktuar datën 2 tetor si fillim të procedimit gjyqësor kundër Napolit, presidentit Aurelio De Laurentis, dhe asistentit të tij, Andrea Chiavelli. Akuzat lidhen me manipulimin e bilanceve financiare për vitet fiskale 2019, 2020 dhe 2021.
Napoli akuzohet se ka regjistruar plusvalenca fiktive për blerjen e disa lojtarëve, një praktikë për të cilën më parë u dënua edhe Juventusi. Mes transfereve në fokus janë Kostas Manolas nga Roma dhe Viktor Osimhen nga Lille.
Ky proces gjyqësor mund të ketë ndikim jo vetëm ligjor, por edhe reputacional për klubin, që po kërkon të mbrojë pozitën e tij në Serie A.
Top Channel