
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Tanzaninë, ku kanë humbur jetën disa murgesha misionare të urdhrit karmelitan.
Mes viktimave është edhe një murgeshë italiane, Nerina De Simone, e cila shërbente si këshilltare dhe sekretare e përgjithshme e kongregacionit.
Jetën e humbën gjithashtu disa murgesha tanzaneze, përfshirë edhe eproren e përgjithshme Lilian Kapongo, që kishte jetuar për disa vite në Santa Marinella, si dhe shoferi i automjetit.
Detajet e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet vendase vijojnë hetimet për shkaqet e ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë është në kontakt të vazhdueshëm me urdhrin e murgeshave dhe me autoritetet lokale për përfundimin e procedurave të nevojshme.
Ngjarja ka shkaktuar trishtim të madh në komunitetet fetare si në Tanzani, ashtu edhe në Itali.
Top Channel