Zyrtare/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

15/09/2025 18:35

Sfida midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Beograd.

Sipas asaj që konfirmon vetë UEFA, ky duel do të spostohet në “Gradski stadion Dubočica”, me një kapacitet prej 8136 vendesh, në qytetin e Leskovacit, po në datën e parashikuar, 11 tetor.

Ishte vetë Federata Serbe e cila kishte kërkuar që ky duel të spostohej nga Beogradi, kjo për shkak të çështjes së sigurisë.

Gjithashtu, pritet që të jepet dhe vendimi sa i përket mungesës së tifozëve në këtë takim, kjo pas sjelljes së turpshme që tifozeria serbe tregoi në duelin kundër Anglisë.

Top Channel