Ushtria polake neutralizon dronin mbi ndërtesat qeveritare, Tusk: Dy shtetas bjellorus u arrestuan

15/09/2025 22:51

Autoritetet në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në Varshavë, zbuloi kryeministri polak, Donald Tusk.

Në një postim në X, ai shkroi se “pikërisht tani, Shërbimi i Mbrojtjes së Shtetit neutralizoi një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare Parkowa dhe Belweder.

“Dy qytetarë bjellorusë u arrestuan. Policia po heton rrethanat e incidentit”, shtoi ai.

Incidenti vjen disa ditë pasi dronët rusë pushtuan hapësirën ajrore polake dhe alarmi çoi në mobilizimin e forcave të armatosura të Polonisë në juglindje.

Top Channel