
Princi Harry bëri një udhëtim të papritur në Ukrainë javën e kaluar për të mbështetur punën e Fondacionit Invictus Games dhe për të takuar veteranë me amputime dhe lëndime serioze të shkaktuara nga lufta me Rusinë.
Së bashku me ekipin e tij, ai vizitoi Muzeun e Historisë së Luftës së Dytë Botërore në Kiev, ku u takua me ministra, staf mjekësor dhe ushtarë të plagosur. “Rehabilitimi dhe rikuperimi përmes sportit nuk ekzistonin para Invictus,” tha Ruslan Prikhodko, ministër i shtetit për çështjet e veteranëve, për gazetën The Guardian.
Harry u prit ngrohtësisht nga qytetarët ukrainas. Prindër, veteranë dhe banorë të thjeshtë ishin mbledhur për ta përshëndetur. “Prania e tij është simbol i fitores dhe forcës,” tha Olga Rudneva, drejtuese e qendrës së rehabilitimit Superhumans në Lviv.
Prince Harry has arrived in Ukraine for a surprise visit in support of wounded service members.
“We cannot stop the war but what we can do is do everything we can to help the recovery process,” he told reporters.
Read more: https://t.co/BOV2IzXsFy pic.twitter.com/TbHdY6Uube
— ABC News (@ABC) September 12, 2025
Gjatë vizitës, Harry u shpreh se fondacioni Invictus i kishte dhënë atij një qëllim të ri pasi u largua nga ushtria:
“Kjo më shpëtoi,” tha ai.
Prince Harry arrived in Kyiv.
Welcome to Ukraine🇺🇦 pic.twitter.com/K0kGOlJAVX
— UNITED24 (@U24_gov_ua) September 12, 2025
Një nga momentet më prekëse ishte vizita e tij në sheshin Maidan, ku qëndroi i vetëm përballë fotografive, luleve dhe flamujve të vendosur në nderim të viktimave të luftës.
“Është një nga gjërat më të trishtueshme, por edhe më të bukura që kam parë,” tha ai, duke shtuar se lufta “mund dhe duhej të ishte shmangur”. Gjatë udhëtimit me ekipin e The Guardian, Princi Harry tregoi një anë më personale, ecjen me çorape në tren, batutat spontane, mosdurimin për çiklizmin dhe pasionin për boksin si një mënyrë për t’u çlodhur.
One more gift, yes, one more…
Prince Harry was gifted a bottle of champagne 🍾 But that’s not ordinary champagne. All the proceeds from its sales are being directed to fund military hospitals and medical equipment in Ukraine 🏥 pic.twitter.com/2ByE8OaOUE
— Katerina 🇺🇦 (@Le__Katerina) September 12, 2025
Duke folur për imazhin e tij publik, ai hodhi poshtë kritikat e shtypit britanik: “Një pjesë e medias në Mbretërinë e Bashkuar dëshiron të besojë se unë nuk jam i lumtur. Ata gabohen. Jam shumë i lumtur me atë që jam dhe me jetën që jetoj.”
Ai foli gjithashtu për librin e tij “Spare”, duke theksuar se:
“Nuk mendoj se i kam ‘shpërlarë rrobat’ në publik. Mesazhi ishte i vështirë, por e bëra në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërgjegjja ime është e pastër.”
Nga Londra në Kiev: një javë intensive
Para vizitës në Ukrainë, Harry ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar nga e hëna deri të enjten, ku mori pjesë në disa aktivitete për kauzat që mbështet. Ai pati edhe një takim privat me të atin, Mbretin Charles, për herë të parë që nga shkurti 2024.
Në trenin e natës që e çonte drejt Polonisë, Harry tha se e gjithë java kishte shkuar mirë dhe se ndihej optimist për të ardhmen.
“Kjo periudhë duhet t’i kushtohet atit tim,” theksoi ai.
Në lidhje me gruan e tij, Meghan Markle, ai e përmendi shkurt, duke thënë se këshilla e saj për të “thënë gjithmonë të vërtetën” është ajo mbi të cilën ai ndërton veprimet e tij.
I pyetur nëse do të donte të kalonte më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të sillte fëmijët e tij atje, ai u përgjigj:
“Po, do të doja. Kjo javë më ka sjellë padyshim më afër kësaj.”
Harry foli gjithashtu për betejën e tij ligjore kundër disa grupeve botuese, në të cilën janë përfshirë edhe figura të njohura si Elton John.
“Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrjen, por me përgjegjësinë. Nuk mund të ketë pajtim para se të ketë të vërtetën.”
Një mesazh nga zemra: “E dini kush i bënte gjithmonë gjërat sipas mënyrës së vet?”
Para se të largohej nga Ukraina, Harry mbushi avionin me dhurata nga civilët ukrainas. I përulur nga reagimi i popullit, ai tha se ndoshta kjo kishte të bënte me përvojën e tij ushtarake. Kur dikush komentoi se qëndrimi i tij i kujtonte një ukrainas që “i bën gjërat sipas mënyrës së vet”, ai u përgjigj: “E dini kush i bënte gjithmonë gjërat sipas mënyrës së vet? Nëna ime…”
Top Channel