Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko, ka dhënë një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.

“Dje foli populli”, u shpreh Kuko, ndërsa shtoi se shpreson për drejtësi në këtë proces gjyqësor.

Unë kisha vetëm një koment të shkurtër: dje foli populli. Dhe ne kuptuan që liria ka jo vetëm emër por edhe zë të lartë, të fortë. Shpresojmë shumë për drejtësi në këtë proces”, u shpreh ai për TCH.

Top Channel