OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						
								
			Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të mos lejohet të marrë pjesë në gara sportive ndërkombëtare për sa kohë që vijon ofensiva e tij në Gaza, që Sánchez e ka quajtur “barbarizëm”.
Vendimi vjen pas lajmeve se qeveria spanjolle ka anuluar një kontratë të rëndësishme — me vlerë afërsisht 700 milionë euro — për raketa lëshuese (rocket launchers) të prodhuara nga kompania izraeilite Elbit Systems.
Kjo kontratë, që supozohej të shërbente për blerjen e 12 sistemeve lëshuese raketash, u dha një konsorciumi kompanish spanjolle, sipas vlerësimit të Military Balance të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
Deklarata e Sánchez pasoi një ditë protestash pro-Palestine që detyruan anulimin e etapës përfundimtare të Vuelta a España, për shkak të përfshirjes së ekipit Israel-Premier Tech dhe përplasjeve me policinë.
Sánchez e përshkroi pjesëmarrjen e protestuesve që kundërshtojnë praninë e ekipit izraelit në garë si “lëvizje paqësore që mbrojnë të drejtat njerëzore.”
Ai tha se debati që u hap pas ngjarjeve në Madrid duhet të zgjerohet dhe të diskutohet në çdo cep të botës: “Organizatat sportive duhet të pyesin veten nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.”
Kritikat nuk munguan. Oponentët politikë të Sánchez e akuzuan atë se po përdor sportin dhe protestat për të fituar avantazhe politike dhe se po dëmton reputacionin e Spanjës në arenën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Izraeli ka reaguar ashpër, duke mohuar se është duke kryer gjenocid dhe duke e cilësuar qëndrimin e Sánchez-it si antisemitet. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se protestuesit u nxiten nga udhëheqësit spanjollë dhe akuzoi qeverinë spanjolle se po përdor retorikë që nxit urrejtje dhe përçarje.
Vende të tjera po ndjekin me vëmendje këtë lëvizje. Një zhvillim i veçantë është se Federata e Futbollit e Norvegjisë njoftoi se të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit do të shkojnë për ndihma humanitare për Gaza, përmes organizatës Mjekët Pa Kufij (Doctors Without Borders).
Top Channel