LaLiga/ Barcelona luan tenis me Valencian, Raphinha, Lewandowski dhe Fermin shënojnë dopieta

14/09/2025 23:08

Java e katërt e kampionatin spanjoll mbyllet me spektakël, Barcelona i shënon 6 gola Valencias.

Katalanasit nuk patën mëshirë ndaj Valencias në transfertën e fundit për këtë javë në LaLiga. Goleadën për barcelonën e Hapi Fermin Lopez në minutën e 29-të.

Ndërkohë në fillim të pjesës së dytë braziliani Raphinha gjeti golin e dytë në minutën e 53-të, as goli i tretë nuk vonoi pasi Lopez shënoi golin e tretë të mbrëmjes dhe të dytin personal në minutën e 56-të. Në minutën e 66-të Raphinha shënoi të katërtin dhe plotësoi dopietën e tij.

“Manita” erdhi nga i përhershmi, Lewandowski në minutën e 76-të. Goli i gjashtë dhe i fundit i mbrëmjes erdhi po nga Lewandowski në minutën e 86-të, e kështu edhe bomberi polak plotësoi dopietën e tij.

Ndër të tjera Celta Vigo barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 në shtëpi përballë Gironës, Levante dhe Betis barazuan me nga dy gola dhe Osasuna triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Rayo Vallecanos.

REZULTATET

RENDITJA

Top Channel