
Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk si Tyler Robinson, 22 vjeç, banues në shtetin e Utahut.
Sipas raportimeve të CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, Robinson me sa duket ia ka rrëfyer krimin të atit, i cili më pas ka kontaktuar autoritetet.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se babai i të dyshuarit ka ndihmuar në dorëzimin e tij, pas konsultimit me një zyrtar të Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.
Robinson ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Kush ishte Charlie Kirk?
Charlie Kirk, 30 vjeç, ishte një nga figurat më të njohura të lëvizjes konservatore në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte themelues dhe drejtues i organizatës Turning Point USA, e cila angazhohet në çështje politike dhe edukative në kampuse universitare, me një fokus të fortë në promovimin e vlerave konservatore.
Kirk njihej për praninë e tij të fortë në media sociale dhe si një nga zërat më të zëshëm pro Donald Trumpit dhe politikave të djathta. Ai kishte ndikuar ndjeshëm në mobilizimin e votuesve të rinj republikanë dhe ishte shpesh figurë polemike në debatin publik amerikan.
Top Channel