U pushua nga puna për shkak të profilit të saj platformat për të rritur, mësuesja 29-vjeçare arrin marrëveshjen me ish-shkollën e saj

12/09/2025 20:38

Elena Maraga, një mësuese 29-vjeçare nga Treviso, ka arritur një marrëveshje me institucionin arsimor ku punonte, duke përmbyllur zyrtarisht marrëdhënien e punës që ishte ndërprerë në prill, pas shpërthimit të një skandali që lidhej me profilin e saj në platformën OnlyFans.

Maraga, e cila punonte në një çerdhe dhe qendër integrimi për fëmijë në një qytet pranë Trevisos, u pezullua nga puna pasi një prind zbuloi praninë e saj në faqen e njohur të përmbajtjes për të rritur. Rasti shkaktoi një debat të gjerë në opinionin publik, me prindër të ndarë mes mbështetjes dhe kritikave ndaj saj.

Avokatja e shkollës, Lucia Riedi, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se institucioni “nuk ka bërë kurrë deklarata publike që të vënë në dyshim sjelljen e znj. Maraga gjatë punës së saj në shkollë.”

Mësuesja kishte një kontratë të përhershme, por shkolla e konsideroi praninë e saj në OnlyFans si “të papajtueshme me identitetin fetar të institucionit.” Në një intervistë për La Repubblica, Maraga i quajti kritikat që mori “hipokrizi e pastër”, duke theksuar se profili i saj përmbante vetëm foto artistike dhe jo përmbajtje seksuale eksplicite.

“Kam një diplomë në Shkencat e Edukimit dhe gjithmonë e kam dashur këtë profesion. OnlyFans ishte një pasion dhe një mënyrë për të fituar disa para shtesë, por nuk ndikonte në punën time me fëmijët,” u shpreh ajo për mediat lokale.

Megjithëse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, marrëdhënia e punës është mbyllur përfundimisht.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel