Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

12/09/2025 18:51

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit dhe dha një prononcim për mediat.

Berisha u pyet për arsyen pse Tritan Shehu ‘theu’ urdhrin dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, duke u përgjigjur se “mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’”.

Do më jepni mundësinë të bisedoj me zotin Shehu se cila ishte arsyeja. Dua që zoti Shehu të më sqarojë… se ‘whatsapp’ që i është dërguar grupit të mos jetë kuptuar”, u shpreh Berisha.

Po ashtu Berisha u pyet për votën kundër të Bujar Leskaj pak ditë më parë për caktimin e Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shprehu mendimin e tij kundër që në mbledhje dhe unë besoj se ne jemi parti e mendimit të lirë dhe kjo absolutisht as ka ndryshuar dhe as do të ndryshojë. Dhe nuk i kërkon llogari.“, u përgjigj kryedemokrati.

Top Channel