PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

12/09/2025 17:30

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, propozoi emrin e Niko Peleshit. Opozita nuk mori pjesë në votim.

Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Gazment Bardhi.

Fadil Nasul, Bledi Çomo, Saimir Hasalla do të jenë anëtarët e komisionit që do të zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel