“Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzojë monumentin e kulturës në Porto Romano

12/09/2025 16:43

Muret e Porto Romanos, një pasuri e trashëgimisë kulturore do t’i nënshtrohen një projekti restaurues.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, njofton arritjen e një marrëveshjeje për Monumentin e Kulturës së Kategorisë së Parë.

Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Koncesionare ‘PORTI MBM’ për restaurimin e Pasurisë Kulturore ‘Muret e Portës (Porto Romano)’ në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare “PORTI MBM” do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga institucionet e trashëgimisë kulturore”, njofton ministri në një njoftim në rrjetet sociale.

Ky është një hap i rëndësishëm për të shpëtuar një nga dëshmitë më të hershme të historisë urbane të Durrësit, duke e kthyer atë në një vlerë të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore, shprehet Gonxhe”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel