Nga të gjitha rolet që Leonardo DiCaprio ka luajtur gjatë karrierës së tij në film, ka një në veçanti që ai do të donte ta riinterpretonte.

Aktori fitues i çmimit Oscar, i cili së shpejti do të shfaqet në filmin One Battle After Another, i tha E! News se është i hapur për t’u rikthyer në rolin e një prej personazheve të tij më të njohur, ndërmjetësi i korruptuar i bursës, Jordan Belfort, nga filmi The Wolf of Wall Street.

“Do të ishte argëtuese të bëja më shumë gjëra në Ujku i Wall Street,” tha ai.

Roli i tij në filmin e vitit 2013 me regji nga Martin Scorsese — ku luajtën gjithashtu Margot Robbie, Matthew McConaughey dhe Jonah Hill — është i veçantë për DiCaprion, pasi i siguroi atij nominimin e katërt për çmimin Oscar.

Në një intervistë të mëhershme për Esquire, DiCaprio zbuloi gjithashtu një rol për të cilin është penduar që nuk e ka pranuar. Bëhet fjalë për rolin e yllit të filmave për të rritur, Dirk Diggler, në filmin Boogie Nights me regji nga Paul Thomas Anderson — një rol që në fund përfundoi tek aktori Mark Wahlberg.

“Do ta them, edhe pse je këtu,” tha DiCaprio (duke iu drejtuar Wahlbergut), dhe shtoi: “Zhgënjimi im më i madh është që nuk e bëra Boogie Nights. Ishte një film i veçantë për brezin tim. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Markut në atë rol. Kur më në fund e pashë filmin, mendova se ishte një kryevepër.”

Top Channel