“Makina ka ngecur në ujë”/ Përmbytjet në Durrës, qytetari tregon automjetin që qëndron nën pushtetin e ujit prej disa orësh: Dolëm me not

11/09/2025 10:58

Një automjet është bllokuar nën nënkalimin e Portit, poshtë Velierës në qytetin e Durrësit, si pasojë e përmbytjeve.

Drejtuesi i automjetit tregoi për gazetaren Vali Qyrfyçi se ishte nisur për në Rinas, kur mbeti i bllokuar nga përmbytja e rrugës.

Makina ka ngecur këtu në ujë që në orën 6 pa 20. S’na e mori mendja që kishte kaq shumë ujë se ishte errësirë. Po ikja për në Rinas dhe ngelëm në rrugë. Dolëm me not, morëm taksi”, tha ai.

Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit në qytetin bregdetar. Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.

Top Channel