Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj, për shumë arsye
11/09/2025 10:52
Menjëherë pas dorëheqjes si kryetar i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha udhëtoi drejt Tiranës për t’ju bashkuar në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve.
Interesimit për arsyet e dorëheqjes, Ermal Dredha i dha këtë përgjigje.
“Jo një ditë para Asamblesë. Ka shumë kohë që e mendoj, për arsye familjare. Jam djalë Vlore, jam lindur në Vlorë.
Jam i sigurt që do ketë një ekip ta çojë Vlorën përpara sepse ai qytet do një angazhim maksimal.”– u shpreh Dredha.
Top Channel