Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja: Rama nuk bën qeveri për t’i pëlqyer publikut apo partisë. Dy kriteret e tij janë…

10/09/2025 22:37

Nesër kryeministri Edi Rama do të riformatojë qeverinë, ku do të bëjë me dije ministrat e rinj.

Gazetarja Esiona Konomi e ftuar në studion e Top Channel, foli për qeverinë e re, ku tha se kryeministri Edi Rama nuk bën qeveri për t’i pëlqyer publikut apo partisë.

Më tej ajo shtoi se dy kriteret e Ramës janë efekti surprizë dhe fakti që nuk rrezikon të promovojë njerëz që priten të goditen nga drejtësia.

Ndonjëherë emrat nuk kanë folur. Sa i takon parimeve kryesore, nuk mund të bëjmë parashikime. Nuk bën qeverinë për t’i pëlqyer publikut, partisë. Dy ka kritere, efektin surprizë dhe atë që nuk rrezikon të promovojë njerëz që ai di apo pret të goditen nga drejtësia”, u shpreh ajo.

I ftuar ishe dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ndër të tjera u shpreh “Kryeministri ka shumë burime nga të cilat i vijnë informacione për ata që janë në qeveri dhe ata që do të emërohen. Problemi qëndron se çfarë është zyrtare dhe në rrugë të tjera. Ka një program transparencë që SPAK i ka ndjekur shumë mirë. Kemi shumë çështje në SPAK që janë pa autor, ka një akt penal, por jo një autor, kush e ka konsumuar veprën. Për sa kohë nuk janë nën hetim, kryeministri thotë që mund ti emëroj në ministri.

Sipas fushave ne mund të aludojmë. Nuk ka ende një hetim konkret. Nuk dimë listën e personave nesër se sa prej tyre janë në hetim. Është një dinamikë hetimore që nuk e japim dot të saktë. Kryeministri ka rrugë të tjera për informacion”.

Top Channel