
Analisti Arion Sula komentoi dorëheqjen (të pa konfirmuar zyrtarisht) të kryebashkikaut të Vlorës, Ermal Dredha.
Teksa ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ai tha se në dijeninë e tij, Dredha ka paraqitur dorëheqjen edhe më parë.
Sipas tij ‘historia është shumë e qartë pasi ka të bëjë me presione për të firmosur’.
“Në dijeninë time (Ermal Dredha) ka paraqitur një dorëheqje të mëparshme. Historia ka të bëjë me presionet kryeministrit dhe dosje në qytetin e Vlorës. Presione për të firmosur, historia është shumë e qartë. Kemi tre shfaqje të kryeministrit që i flet ashpër në Vlorë. Qëllimi ka qenë të pastrohej bashkia e Vlorës. Debati mes tyre ka qenë shumë prezent dhe i fortë. Kërkesat kanë qenë që në dhjetor për një park fotovoltaik. Kemi të bëjmë me resorte në zonën e plazhit të vjetër, aty ka dosje të cilat kërkohen t’u jepen X, Y. Dhe fusha në Lungo Mare. Historia është politike, s’ka të bëjë me gjëra personale. Ka tensione të dukshme Vlora”, u shpreh analisti Sulo.
Top Channel