“Do të hap barkun me plumba”/ Dy efektivë policie konfliktohen me njëri-tjetrin në Shkodër
10/09/2025 21:44
Dy efektivë policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Të konfliktuar me njëri-tjetrin janë dy efektivët Altin Preka dhe Albert Kapaj.
I pari në shërbim si i Shqiponjave dhe i dyti jashtë shërbimi në FNSH. Gazetari Klodian Zhivani raporton se dy efektivët kanë patur një problem personal që në të kaluarën kur kanë punuar së bashku në FNSH.
Kapaj ka qenë në makinë sëbashku me vëllain kur janë ndaluar nga patrulla e Shqiponjave. Sapo janë ndaluar kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin ku në një moment Kapaj ka dalë nga makina dhe ka nisur të përplaset verbalisht me patrullën dhe me Altin Prekën.
Me këtë të fundit debati ka degraduar më shumë deri në konflikt fizik. Më tej mes dy efektivëve ka patur edhe kërcënime për jetën. Pas ndërhyrjes së kolegëve është bërë i mundur shoqërimi i tyre në polici e në prokurori.