
Kryeministri Edi Rama kërkon që zjarrvënësit të ndëshkohen si vrasës.
Gjatë diskutimit për Kodin e ri Penal, në një takim së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kreu i qeverisë tha se dënimet për zjarr duhet të jenë shumë më të rënda se dënimet për ndërtuesit pa leje.
“S’mund të jetë 5-10 vite dënimi për zjarrin në një zonë pylli të mbrojtur. Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës. Kjo është vrasje me paramendim, se së bashku me pyllin, të ikën edhe shtëpia”.
Rama foli edhe për lirimin e hapësirave publike, teksa tha se nuk është thjesht një ‘aksion vere’.
“Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor për çlirimin e hapësirave publike, nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë, jo thjesht ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që thonë kjo do të jete si makthi i një nate vere, por jo. Kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje. Nuk ka ‘Shqipëria 2030 në BE’ me ndërtime pa leje që bllokojnë komunitete banorësh pa hyrë dhe pa dalë”, u shpreh kryeministri.
Top Channel