
Shkolla “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit ka mirëpritur nxënësit në këtë vit të ri shkollor.
Rama ka publikuar fotot nga rindërtimi i institucionit arsimor, me klasa moderne dhe pajisje bashkëkohore.
“Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit e ka nisur vitin e ri shkollor duke mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rilindura me klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që plotësojnë të gjitha standardet për një arsim cilësor📚👩🏻💻🧑🏻💻💡👩🏫⛹🏻♂️⛹️♀️
🧑💻📚 Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo nxënës, pavarësisht zonës ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë në kushte të barabarta”, shkruan Rama.
Top Channel