Ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Kukës, një i arrestuar, dy nën hetim dhe një tjetër në kërkim

09/09/2025 13:44

Disa raste të ndërtimeve pa leje janë evidentuar në Kukës, disa prej të cilave të ndërtuara në zona të mbrojtura.

Policia njofton se arrestoi shtetasin me iniciale R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente.

Ndërkohë nën hetim u vunë shtetasit A. Zh. dhe B. C., të dy banues në fshatin Bytyçë, pasi kanë ndërtuar objekte në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente.

Shtetasi me iniciale M. N., banues në fshatin Bytyçë, u shpall në kërkim, pasi po kryente punime ndërtimi, në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente.

Top Channel