Lihet në burg Vilson Pepa, bashkëpunëtori i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë

09/09/2025 13:51

Narkotrafikanti i radhës që ju dorëzua nga Interpoli drejtësisë shqiptare, Vilson Pepa u dërgua në paraburgim.

Gjyqtari Erjon Çela dëgjoi alibinë e 41-vjeçarit që rrëfeu gjatë masës së sigurisë se u largua nga vendi bashkë me familjen për pushimet verore, dhe se vendimin që i afishoi emrin në kartelën e të kërkuarve e mësoi me vonesë.

Ndaj negociova me policinë vendase sepse desha të vedorëzohem,” pretendoi Vilson Pepa apo Soni Pepa, një version ky që është krejt ndryshe nga ai i njoftimit për prangosjen e tij prej partnerëve mbasi e konstatuan si një turist në Republikën Dominikane.

SPAK i adreson Vilson Pepës episode të trafikimit të drogës, nga organizatorë të identifikuar si Ervis Çela e Franc Çopja. Dërgesat e kokainës prej 11 tonë u nisën nga Paraguai drejt Holandës dhe Belgjikës dhe për shpërndarjen e tyre u implikuan 16 shqiptarë. Në episodin tjetër gjatë 2020 deri në 2021 ngarkesa prej 16 tonë kokainë e fshehur në bombola metalikë dhe e fshehur në disa kontejnerë u bllokua nga gjermanët.

Ai përfshihet në biseda me Sky Ecc me shefat e asaj që SPAK e konsideron si organizatë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në një nga episodet që përmendet në fashikull, Pepa i dërgon Ervis Çelës fotografitë e bllokut për pagesat e parave të kokainës. Ndërsa më pas flet edhe për ngarkesat e kokainës.

Top Channel