Hamasi shqyrton ofertën amerikane për armëpushim, Trump jep paralajmërimin e fundit

09/09/2025 09:38

Hamasi konfirmoi se ka marrë një propozim nga SHBA-të për një marrëveshje armëpushimi 60-ditor në Gaza dhe deklaroi se është i gatshëm të diskutojë lirimin e 48 pengjeve të mbetura, nëse marrëveshja përfshin një deklaratë të qartë për përfundimin e luftës.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi këtë si “paralajmërimin e fundit” për Hamasin.

Marrëveshja e propozuar përfshin lirimin e pengjeve brenda 48 orëve të para të armëpushimit, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Gjatë armëpushimit, palët duhet të angazhohen në negociata me mirëbesim për një zgjidhje të përhershme.

Kushtet e Hamasit:

Një deklaratë zyrtare që i jep fund luftës.

Tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Formimin e një komiteti administrativ palestinez për qeverisjen e Gazës.

Qëndrimi i Izraelit:

Izraeli konfirmoi se e ka pranuar propozimin amerikan.

Ministri i Jashtëm, Gideon Saar, deklaroi se vendi është gati për marrëveshje nëse Hamasi dorëzon pengjet dhe çarmatoset.

Netanyahu paralajmëroi qytetarët e Gazës të evakuohen menjëherë pasi ofensiva tokësore intensifikohet.

Top Channel