
Hamasi, ka deklaruar se ekipi i tyre negociator në Doha i ka mbijetuar sulmit të Izraelit në kryeqytetin e Katarit.
Në një deklaratë, thuhet: “Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociues.”
Hamas shton se sulmi “konfirmon pa dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë ndonjë marrëveshje” për paqe.
Në deklaratë shtohet se gjashtë të tjerë u vranë në sulm.
“Ne e mbajmë administratën amerikane bashkëpërgjegjëse me pushtimin për këtë krim, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin dhe krimet e pushtimit kundër popullit tonë”, shtohet në deklaratë.
Hamasi më parë tha se delegacioni i tyre negociues ishte në shënjestër gjatë takimit të tyre në Doha, pasi Izraeli tha se kreu një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit.
Top Channel