Dyshohet se përdhunoi turisten italiane në plazhin e Durrësit, lihet në burg 26-vjeçari
09/09/2025 13:54
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.
Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar sot, i akuzuari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.
Top Channel