
Policia serbe ka arrestuar një burrë në Merdare, pikëkalimin kufitar me Kosovën,.
Sipas autoriteteve serbe, ai është arrestuar nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99.
Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar.
Nuk është e qartë kur është arrestuar ai, por Ministria serbe tha se ai është dërguar në paraburgim për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngrihet aktakuzë.
Arrestimi i tij vjen rreth një muaj pasi autoritetet serbe arrestuan dy persona në Horegosh, pika kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë.
Ata u arrestuan në periudhën kur autoritetet serbe i kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve, të cilët i akuzon se kanë bashkëpunuar apo kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ose për arsye tjera.
Top Channel