
Orlando Bloom dhe Katy Perry kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të dashura të botës së showbiz-it.
Lidhja e tyre nisi në vitin 2016, kaloi nëpër ulje-ngritje, por u forcua me fejesën e tyre romantike në vitin 2019 dhe ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Daisy Dove, në gusht 2020.
Dy muaj pas ndarjes së tyre të konfirmuar publikisht, Bloom ka folur për herë të parë, duke dhënë një mesazh optimist e plot pjekuri.
“Jam shumë mirë. Jam mirënjohës. Kemi një vajzë të bukur. Kur jep gjithçka nga vetja, siç bëra unë në këtë film, ndihesh mirënjohës për çdo moment”.
Aktori, i cili është i angazhuar me promovimin e filmit të tij të ri, theksoi se marrëdhënia me Perry mbetet e fortë, edhe pse tashmë ka marrë një formë tjetër.
“Do të jemi mirë. Ka vetëm dashuri”, u shpreh ai, duke nënvizuar respektin e ndërsjellë që i bashkon ende.
Nga ana tjetër, Katy Perry nuk ka komentuar drejtpërdrejt për fundin e fejesës, por në paraqitjet e saj publike shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur.
Gjatë turneut veror, ajo i ka marrë me humor edhe pyetjet e fansave për Orlandon, duke treguar forcë dhe autoironi në menaxhimin e jetës personale.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se periudha e fundit ka qenë një fazë përshtatjeje, ku të dy kanë vendosur në qendër të gjithçkaje vajzën e tyre.
“Prioriteti i tyre ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë rritja e Daisy-t me dashuri, stabilitet dhe respekt”, thanë burime të afërta me çiftin.
Mesazhi që të dy artistët po përçojnë është i qartë: romanca mes tyre mund të ketë marrë fund, por lidhja familjare dhe dashuria për vajzën i bashkon ende, duke u fokusuar në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe të lumtur për të voglën Daisy.
Top Channel