Kodi i ri penal, kritika të shumta në rrjetet sociale për draftin me 952 nene, por shumë pak e sfidojnë zyrtarisht

07/09/2025 15:16

Kritikuesit apo qëndrimet kundër draftit të Kodit Penal ishin të panumërt.

Por ata që veç ankesave virtuale dhe mediatike janë ulur dhe kanë kërkuar korrigjim të punës së ekspertëve janë fare pak. Më i lartë është numri i klikuesve të draftit publikuar online në faqen e ministrisë që numëron 480 lexues.

Ministria e Drejtësisë konfirmon për TCH se zyrtarisht pranë grupit të punës janë interesuar duke kundërshtuar nene të caktuara vetëm katër subjekte. Dy ju takojnë shoqërisë civile që kanë dorëzuar sugjerime shtesë për veprën e ngacmimit online që dënohet deri në tre vjet burgim sikurse edhe përdorimi i imazhit pa pëlqimin e personit duke i shkaktuar situatë ngacmuese, përndjekjeje dhe poshtërimi.

Ndërkohë që janë edhe përfaqësues të profesioneve të lira nga komuniteti t avokatëve që e konsiderojnë si kërcënues nenin 537 që lidhet me kuotat që ata vendosin gjatë ofrimit të shërbimit.

Në këtë nen caktimi i papërshtatshëm i tarifave të shtrenjta dënohet me jo vetëm gjobë, apo burg, por edhe dënim plotësues të heqjes së të drejtës së funksionit publik me një kohë deri në 5 vjet.

Ndërkohë që siç i bëhet me dije TCH i pesti i interesuar për draftin është instituti i statistikave, kurse tre subjekte të tjera kanë kërkuar informacion nga grupi I punës për datat e konsultimeve publike, që nisin në mesin e shtatorit.

Në kodin e ri parashikohen 952 nene, disa prej të cilave konsiderohen si represive dhe kriminalizuese. Punës apo kohën e shpenzuar për të të jetë qartësisht i dukshëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet si dhe dënimin plotësues të heqjes së të drejtës së ushtrimit të funksionit publik për një kohë deri në pesë vjet.

 

 

Top Channel