Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Volodimir Zelensky njoftoi pas takimit me kryeministrin sllovak, Robert Fico, se Sllovakia tashmë mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Edhe pse nënvizoi se vendi i tij nuk mund të ofrojë garanci sigurie, Fico i njohur si aleat i Vladimir Putinit, tha se i përkrah me forcë iniciativa të ndryshme dhe formulën e paqes të presidentit ukrainas.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen dhe të mbeten miqësore.
Marrëdhëniet midis Sllovakisë dhe Ukrainës konsiderohen nga Fico si një shembull i bashkëpunimit të frytshëm mes vendeve me pikëpamje politike të ndryshme, duke treguar se ndryshimet nuk pengojnë dialogun dhe bashkëpunimin efektiv.
Ky është një lajm i mirë për Ukrainën, e cila po kërkon fuqimisht mbështetje në rrugën e saj drejt integrimit europian. Sllovakia dhe Hungaria ishin dy vendet që kanë kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.
Ndryshimi i qëndrimit të Ficos vjen vetëm pak ditë pasi Putini deklaroi publikisht se Moska nuk e kundërshton anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Europian.
“Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër… Kundërshtimi ynë për këtë çështje është i njohur: ne e konsiderojmë një gjë të tillë të papranueshme”, që shprehur Putin pikërisht gjatë një takimi që pati me Ficon në Kinë.
Top Channel