Kate Middleton nuk i shpëton trendit të ri të flokëve, Princesha vjen me një pamje krejt tjetër

06/09/2025 10:57

Kate Middleton ka surprizuar me një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke çelur ngjyrën e flokëve nga gështenjë në një nuancë bionde të errët me reflektime mjalti.

Princesha e Uellsit, e cila vitin e kaluar u përball me kancerin, u shfaq me look-un e ri gjatë një vizite në kopshtet e rinovuara të Muzeut të Historisë Natyrore në Londër.

Për këtë dalje, Kate kishte zgjedhur një xhaketë elegante të Ralph Lauren, një këmishë të bardhë klasike nga WNU, pantallona të zeza dhe këpucë të sheshta prej kadifeje kafe nga Pretty Ballerinas.

Aksesorët ishin të thjeshtë dhe me stil – vathë prej ari nga Kiki McDonough dhe një varëse me inicialet e fëmijëve, krijuar nga Daniella Draper.

E shoqëruar nga Princi William, i cili kishte veshur një kostum të zi me një këmishë blu të çelur, Princesha Kate buzëqeshi dhe pozoi për fotografët. Kjo ishte paraqitja e parë publike e çiftit pas pushimeve verore./ TAR

Top Channel