Bienalja e 61-të e Artit në Venecia, Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë projektin “A Place in the Sun”
Astrit Koçibelli, një nga emrat më të dashur të muzikës tradicionale korçare, është ndarë nga jeta.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës.
“Lamtumirë Astrit Koçibelli! Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare. Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve korçare, duke sjellë për publikun emocionin e serenatës së vjetër me një stil autentik dhe të dashur për të gjitha moshat.
Gjatë viteve të karrierës së tij, ai kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e traditës muzikore korçare, duke u bërë një figurë kyçe për brezat e rinj të artistëve që dëshirojnë të mbajnë gjallë këtë trashëgimi.
Top Channel