Turizmi rriti konsumin/ Tatimet: 38.5 miliardë lekë të ardhura, ndikoi TVSH në import dhe pagat

05/09/2025 19:38

Sezoni turistik i shoqëruar edhe me rritje të konsumit ka ndikuar në të ardhurat buxhetore.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, administrata tatimore ka mbledhur për muajin gusht rreth 38.5 miliardë lekë të ardhura ose 385 milionë euro.)

Rritja e konsumit të popullatës vërehet duke u reflektuar edhe në kërkesën më të lartë edhe për mallra importi. Kjo vërehet edhe nga shtimi i gjenerimit të të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akciza dhe taksat doganore.

Një ndikim në shtimin e të ardhurave në buxhet kanë dhënë edhe fitimet e mbledhura nga tatimi mbi të ardhurat personale, tregues që reflekton edhe shtimin e pagave të deklaruara si dhe rritjen e  tyre por dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Gjithashtu sipas ekspertëve ndikon edhe reforma në sektorin e turizmit.

Në total në këtë 8 mujor të ardhurat tatimore arrijnë në 188.5 miliardë lekë, me rritje prej 36.4 miliardë lekë në raport me janar-gusht 2024.

Top Channel