Video/ Kosova e nis me humbjen aventurën për në Botëror, “Dardanët” munden me katër gola Zvicër

05/09/2025 22:39

Kosova e ka nisur me humbje aventurën në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke u mundur 4-0 nga Zvicra.

Dueli i luajtur në Bazel dhe i transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi me ritëm të lartë, por goli i parë erdhi në minutën e 22’ nga Akanji pas një goditje me kokë.

Kaq i mjaftoi Xhakës me shokë për të marrë në dorë lojën, me Embolon që shënoi dhe golin e dytë pas tre minutash. Në minutën e 39’ Ëidmer shënoi të tretin, ndërsa në fundin e pjesës së parë Embolo gjeti golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes.

Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste, me Zvicrën që ruajti rezultatin.

Kështu Kosova ndodhet momentalisht në vendin e fundit të Grupit B, teksa pas tre ditësh do të kërkojë që të kthejë faqe përballë Suedisë në Prishtinë.

Rezultati:

Zvicër 4-0 Kosovë

Akanji 22′, Embolo 25′, 45′, Widmer 39′

Komenti live:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Zvicrës 4-0!

68′ Muriqi provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga portieri Kobel.

59′ Embolo kalon Muric dhe godet, duke tundur rrjetën, por anësori e anulon për një pozicion të parregullt.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Gol Zvicra 4-0/ Xhaka nis një aksion duke pasuar topin te Ndoye, me këtë të fundit që pason për Embolon, i cili me një finte e çon në rrjetë. (VIDEO)

39′ Gol Zvicra 3-0/ Pas një tjetër aksioni të nisur nga krahu i majtë, Widmer gjen topin në zonë dhe godet drejt portës duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

25′ Gol Zvicra 2-0/ Embolo përfiton nga një krosim në zonë dhe i vetëm përballë Muric, shënon të dytin. (VIDEO)

22′ Gol Zvicra 1-0/ Pas një krosimi nga këndorja, akanji godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Nis sfida në Bazel.

Formacionet zyrtare:

Top Channel