Live Zvicër-Kosovë/ Vendasit të pandalshëm, “Dardanët” pësojnë dhe golin e tretë (VIDEO)

05/09/2025 21:28

Kosova luan në transfertë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026, ku në Bazel do të ndeshet me Zvicrën.

Edhe pse një sfidë e vështirë në letër, “Dardanët” do të tentojnë të surprizojnë ekipin zviceran, me Granit Xhakën kapiten.

Trajneri Franco Foda ka hedhur në fushë 11-shen e tij, që rreshtohet në formacionin 4-3-3.

Rezultatoi live:

Zvicër 3-0 Kosovë

Akanji 22′, Embolo 25′, Widmer 39′

Komenti live:

39′ Gol Zvicra 3-0/ Pas një tjetër aksioni të nisur nga krahu i majtë, Widmer gjen topin në zonë dhe godet drejt portës duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

25′ Gol Zvicra 2-0/ Embolo përfiton nga një krosim në zonë dhe i vetëm përballë Muric, shënon të dytin. (VIDEO)

22′ Gol Zvicra 1-0/ Pas një krosimi nga këndorja, akanji godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Nis sfida në Bazel.

Formacionet zyrtare:

Top Channel